Aktorja e njohur nxjerr zbuluar Agron Llakaj: Nuk e prisja prej tij, më hoqi nga puna pa paralajmërim

Eriselda Shllaku ka qenë një nga personazhet kryesore gjatë viteve 2000 në ekranet tona si aktore, moderatore dhe madje si modele. Atë e kemi parë shpesh në reole kryesore, por edhe episodike në shumë nga komeditë shqiptare të viteve 2000.

Vitet e fundit, Eriseldën e kemi parë shpesh me role në “Portokalli”, ku ka qenë shumë herë e ftuar, por edhe në “Al Pazar”, ku për një periudhë kohë ka qenë pjesë e kastit të aktorëve të këtij spektakli humori.

E ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, Eriselda ka folur për të gjithë karrierën e saj ndër vite, duke u ndalur edhe në raste të veçanta. Ajo zbuloi se Agron Llakaj e ka hequr nga ‘Al’Pazar’ pa paralajmërim më herët. Sipas tij, arsyeja ishte mungesa e fondeve, por aktores nuk i është dukur arsye e mjaftueshme.

“Unë me Gonin kam pasur gjithmonë marrëdhënie korrekte pune, shumë të mira. Nga ana e Gonit më është dukur vetja e vlerësuar për sa kohë kam qenë aty dhe për mënyrën e komunikimit dhe për të gjitha.

Pastaj një ditë të bukur kur nisi sezoni tjetër, do vazhdonte edhe nja dy muaj edhe pak, Goni mori vendimin për mungesë fondesh e gjeti preteksin. Por në momentin kur erdhi përballja për mungesë fondesh, nuk e di pse më ra lapsi mua”, tregon Eriselda.

Gjithashtu, ajo tregoi përpjekjet e saj të vazhdueshme për të qenë pjesë e përhershme e grupit të “Portokallisë”, duke dërguar edhe skenarët e saj, por nuk e di ende arsyen pse nuk u bë realitet dot një gjë e tillë.