Aktorja e njohur flet për herë të parë për sëmundjen e saj të pashërueshme
Aktorja turke Zeynep Koçak ka ndarë për herë të parë sëmundjen me të cilën po lufton prej disa kohësh. Në një postim për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Koçak shprehet se situatat negative në biznes e kanë çuar në një gjendje shumë të rëndë psikologjike.
“Kam rreth 23 vite që po përjetoj një gjendje të quajtur derealizimi, të cilën mund ta përmbledh si humbje të perceptimit të realitetit, normalisht në sulme nga 15 minuta secili, por duke qenë se kam një version jo të zakonshëm, po e përjetoj çdo ditë, 24 orë në 7 ditë, për 23 vjet, dhe kam harruar se çfarë ndjesie është të ndihesh e vërtetë”, shkruan aktorja.
Ky është një çrregullim i pashërueshëm dhe në kushte të tjera si ankthi apo sulmet e panikut, bëhet shumë e vështirë të ecësh përpara, edhe nëse gjithçka shkon mirë. Pavarësisht gjithçkaje, Zeynep shprehet se kurrë nuk e ka humbur besimin te vetja. Përndryshe, nuk do të mund të prodhonte asnjë projekt nga ato që janë bërë publike.
Shumë të tilla edhe i janë refuzuar, ka rënë shpesh herë në depresion, por sërish është ngritur duke krijuar prodhime edhe më të arrira, pasi sipas saj dorëzimi nuk është asnjëherë zgjidhje.
“Pavarësisht se si dukem nga jashtë, në realitet vazhdimisht përpiqem të ngrihem në këmbë… Shumica e miqve të mi nuk e dinë sëmundjen time, sepse nuk mund të bëjnë asgjë, ose nuk i dinë traumat që kam përjetuar, sepse nuk mund t’i shpjegoj”, shkruan ndër të tjera aktorja./tvklan.al