Aktorja e “Game of Thrones” tërheq vëmendjen e të gjithëve, del topless në rrugë
Aktorja e “Games of Thrones”, e njohur si Arya Stark, ka dalë në publik gjysmë e zhveshur.
23-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Maisie Williams, u shfaq e veshur me të brendshme në pjesën e poshtme, me një palë çizme me takë të lartë, si dhe një pelerinë plastike të tejdukshme që i zbulonte gjoksin, raporton “Daily Mail”.
Aktorja u shfaq e veshur kështu teksa mbërriti në sheshin e xhirimeve të dramës “Sex Pistol”.
Për të plotësuar look-un, ajo kishte bërë make up të rënduar, me sy të lyer në ngjyrë të zezë.
Modeli i flokëve të ngritura lart ishte një tjetër element që plotësonte pamjen e Maisie, e cila është brune dhe me flokë të gjata kaçurrela.
Xhirimi i skenave për dramën e re, që do të transmetohet në fund të këtij viti, ka bërë që të gjithë të kthejnë kokën nga aktorja.