Aktorja e famshme po mbush 100 vjet dhe na zbulon sekretin e jetëgjatësisë
Betty White, një thesar ndërkombëtar, është vetëm disa javë larg festimit të ditëlindjes së saj të 100-të.
Aktorja fituese e çmimeve foli për revistën People përpara momentit historik, duke thënë: “Jam shumë me fat që jam me shëndet kaq të mirë dhe ndihem kaq mirë në këtë moshë. Është e mahnitshme,” tha White.
White zbuloi një sekret të jetëgjatësisë së saj, duke bërë shaka duke thënë se ajo përpiqet “të shmangë çdo gjë të gjelbër” në dietën e saj. “Mendoj se po funksionon,” tha ajo.
Por çelësi i lumturisë së saj, tha aktorja dhe filantropistja, është se ajo punon për të “gjetur gjithmonë pozitiven” në jetën e saj.
“E kam marrë nga nëna ime dhe kjo nuk ka ndryshuar kurrë”, tha ajo.
Dita e madhe për aktoren është 17 janari. /Prive.al