Aktorja e famshme dikur deshi të bëhej murgeshë
Aktorja ikonike Regina Hall vlerësohet si një nga aktoret më të suksesshme afrikano-amerikane. Megjithë vëmendjen e vazhdueshme të mediave, ajo ka arritur të krijojë një flluskë misteri për jetën e saj personale.
Regina Hall ndoqi shkollat katolike gjatë gjithë jetës së saj dhe shpejt zhvilloi një themel të fortë në besim. Ylli kujtoi se deri në moshën 14 vjeç, ajo kishte rënë në dashuri me rutinat e përditshme dhe personalitetet e murgeshave në shkollën e saj aq shumë sa shpresonte se mund të ishte një.
Ajo nuk arriti që të bëhej një murgeshë, dhe gati tre dekada më vonë, Hall u përball edhe një herë me ato dëshira. Gjatë një paraqitje të vitit 2019 në studion e “The Off Camera Show”, Hall zbuloi se në vitin 2010 pasi kaloi një ndarje të keqe, e shoqëruar me gjendjen e rënduar shëndetësore të nënës, asaj i duhej paqe në jetën e saj.
Hall tha se ajo ndjeu më shumë paqen dhe gëzimin kur po meditonte dhe vendosi të bëhej murgeshë. Fatkeqësisht për të, ajo në atë kohë ishte 40 vjeçare, dhe ajo u refuzua për shkak të moshës.