Aktorja e “Dirty Dancing”: Si më shkatërroi operacioni i hundës karrierën!

Jennifer Grey, aktorja e “Dirty Dancing” po përgatitet të publikojë në fillim të muajit maj librin e sja të kujtimeve të titulluar “Out of the Corner”, dhe disa detaje janë mësuar që tani.

Një nga gjërat kryesore ku fokusohet aktorja është operacioni i hundës, që praktikisht i ndryshoi jetën. Jennifer kujton se pas filmit që e bëri të famshëm, “Dirty Dancing” i thanë se aktoret nuk ishin si ajo. Se hunda e saj ishte një problem i madh.

“I ashtuquajturi problemi im nuk ishte vërtet problem për mua, por meqenëse dukej se ishte një problem për njerëzit e tjerë, si parazgjedhje u bë problemi im”. Në të vërtetë, ajo vetë ishte kundër rinoplastikës dhe për një farë kohe, nuk u dorëzua përpara kërkesave të tilla, derisa një e tillë I mbërriti nga vetë e ëma, që insistoi se kjo do ta ndihmonte edhe më shumë karrierën e saj. Por në fakt, ndodhi krejt e kundërta.

Pasi u konsultua tre kirurgë plastikë, Grey iu nënshtrua dy operacioneve për të përmirësuar hundën e saj. Operacioni i dytë kishte për qëllim të korrigjonte një parregullsi të shkaktuar nga i pari, por ajo tha se e la hundën e saj ‘të cunguar’. Aktorja kujton sesi u ndesh në një premirë me Michael Douglas pas operacionit të saj të dytë dhe nuk e njohu. “Ajo ishte hera e parë që dola në publik. Dhe unë isha krejtësisht e padukshme, nga një ditë në tjetrën. Në sytë e botës, unë nuk isha më unë.” Nga ai atëherë, edhe ofertat për filmat ranë, ndërsa njerëzit nuk e njihnin më.

Bordo