Aktorja Drew Barrymore shpjegon pse nuk ka bërë kurrë operacione plastike

Drew Barrymore, një nga aktoret më të njohura të Hollywood, ka folur gjatë puntatës së fundit të emisionit të saj në lidhje me ndërhyrjet estetike dhe faktit që deri më tani nuk ka bërë ende asnjë të tillë.

Ndërsa pjesa më e madhe e aktoreve apo personazheve të famshme nuk kanë “shpëtuar” pa një zvogëlim hunde, zmadhim buze apo qoftë edhe pak botoks, Drew deri më tani ka vendosur të mos bëjë asnjë ndërhyrje. Në fakt, edhe pse vitet kalojnë dhe aktorja ka tashmë shumë kohë në ekran, Barrymore duket se ka mbetur në vend për sa i përket pamjes.

Për shkakun e refuzimit të operacioneve plastike, ajo tha:

“Unë kurrë nuk kam bërë asgjë në fytyrën time dhe do përpiqem të mos bëj gjë, edhe pse kurrë nuk duhet të thuash kurrë. Problemi është që unë e njoh veten dhe jam një person që mund të krijoj varësi shumë lehtë. Po të bëj qoftë edhe një injeksion, do të dukem deri të premten si Jocelyn Wildenstein.”

Për referencë, kjo është Jocelyn Wildenstein:

Aktorja 45-vjecare tha se atë e ka ndihmuar edhe natyra e saj rebele për këtë vendim:

“Unë jam aq rebele sa pashë gjithë atë presion dhe pashë të gjitha ato gra që torturonin veten e tyre dhe mendova: ‘Njerëz të mjerë’. Thjesht doja të mos kisha kurrë frikë se çfarë do të më bënte jeta. Unë ndoshta kam shkuar në shumë ekstreme të kundërta, tani jam bërë e mërzitshme, e sigurt dhe e shëndetshme.”

Drew e mbylli mesazhin e saj duke thënë se shpreson që shoqëria do të përqafojë pak më shumë procesin e plakjes.

/News31