Aktorja Demi Moore flet për rikrijimin e filmit “Ghost”!
Aktorja e famshme e kinematografisë Demi Moore ka folur së fundmi një interviste me Variety për ribërjen e mundshme të filmit romantik të vitit 1990 “Ghost” të vitit 1990. Gjatë gjithë viteve, ka pasur bisedime për rikrijimin e filmit ikonik, së fundmi me Channing Tatum, i cili njoftoi planet e tij për të ribërë “Ghost” në 2023. Në filmin origjinal luajti Moore (Molly Jensen) dhe i ndjeri Patrick Swayze (Sam Wheat) si çift. Pasi Sam vritet nga shoku i tij (i luajtur nga Tony Goldëyn), ai endet në Tokë si një shpirt i pafuqishëm. Whoopi Goldberg gjithashtu luajti në film.
“Ka disa filma që më mirë të mos krijohen, por kjo varet nga personi. Suksesi i ‘Ghost’ ka të bëjë me alkiminë. Mendoni për Whoopi, e cila përfshiu komedinë në një mënyrë magjike. Ose Tony Goldwyn, personazhi antagonist më i papritur dhe ëmbëlsia, guximi i Patrick Swayze. Channing është tepër inteligjent dhe i talentuar, kush e di se çfarë do të sillte nëse do të ndodhte sërish”-tha Moor në intervistë. Kur u pyet nëse ajo do të ripërsëritte rolin e saj si Molly Jensen, Moore u përgjigj: “Duhet të shoh se çfarë do të arrijnë”. Pak më parë Moor ka folur edhe për sfidat e moshës në kinematografi, duke veçuar se mosha është një penalitet për gratë dhe vajzat në këtë fushë.
Moore u shfaq në kopertinën e numrit të shtatorit të revistës “Interview” dhe shumë njerëz theksuan pamjen e shkëlqyer të saj. Ajo tani është duke promovuar filmin e saj “The Substance”, i cili flet për një yll që injekton drogë nga tregu i zi për të dukur më e re, gjë që e shndërron atë në një grua të bukur të re dhe energjike. Në një intervistë, Demi komentoi vëmendjen e madhe që trupi i saj me bikini tërhoqi kur ishte 40 vjeçe dhe luajti në filmin “Charlie’s Angels”.
Kam punuar në filmin “Charlie’s Angels” dhe u fol shumë për skenën e famshme me bikini. Gjithçka ishte shumë e theksuar dhe u diskutua shumë për pamjen time. Ndihesha sikur nuk jam 20 ose 30 vjeç, por akoma nuk isha ajo që ata e konsideronin ‘nënë’. Hollywoodi është i ashpër ndaj grave në atë moshë sepse nuk ka më skenare apo role që u përshtaten. Ose je nënë, ose je mjaft e moshuar që të mos të të konsiderojnë tërheqëse.
Top Albania Radio