Aktori turk konfirmon lidhjen me supermodelen shqiptare

Burak Deniz, aktori i njohur Turk përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit ka konfirmuar lidhjen e tij me supermodelen shqiptare, Didem Soydan.

Aktori i njohur Turk, Burak Deniz, edhe pse jetën e tij private e ka mbajtur larg mediave, këtë herë i ka surprizuar të gjithë duke e bërë publike lidhjen e tij me supermodelen e famshme me origjinë shqiptare, Didem Soydan.

Pas një periudhe të gjatë të mohimit të tyre kundrejt lidhjes së tyre për ta mbajtur sa më larg mediave, ata morën një hap të madh për ta bërë publike marrëdhënien e tyre me anë të një postimi nga vetë aktori. Burak Deniz ka postuar selfien e pare me të dashurën e tij modele Didem duke e bërë szyrtare lidhjen e tyre.

“Nga një natë e mrekullueshme në një moment të ngrohtë, ..”– me këtë mbishkrim e ka shoqëruar aktori foton e tij së bashku me Didem.

Ju rikujtojmë se ata kanë 7 vite diferencë me njëri-tjetrin, dhe mesa duket kjo nuk bën problem tek asnjëri prej tyre.

(s.s/dosja.al)