Aktori turk i jep fund lidhjes 3 vjecare

Mediat turke kanë raportuar së fundmi se aktori Çagatay Ulusoy i ka dhënë fund lidhjes 3-vjeçare me partneren e tij, Duygu Sarisin.

Sipas tyre , Duygu ishte ajo që kërkoi ndarjen pasi nuk donte ta jetonte romancën e saj “me dyer të mbyllura”.

Ndërkohë, që aktori, s i pyetur nga gazetarët për jetën e tij private refuzoi të jepte një përgjigje: “Nuk dua të flas për jetën time private. Puna dhe profesioni im janë në plan të parë për mua tani”, u shpreh Çagatay.