Aktori rrëfehet për herë të parë: Dikur punoja kopshtar te vila e Sandër Frangajt

Marius Dervishi apo i njohur me nofkën Zebervoki është një nga djemtë më të talentuar shqiptarë në fushën e kinematografisë. Ai e ka nisur fillimisht karrierën si aktor humori derisa realizoi filmin e tij të parë si regjisor me titullin “Sedër”.

Pas suksesit të madh të tij, Mariusi ka përfunduar xhirimet për filmin e dytë. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar shumë të pathëna për publikun si për shembull filmi ka kushtuar diku te 40 mijë Euro.

“Me thënë të drejtën ishte hapi i vështirë për tu marr dhe vendosa të bëja filmin. Ka shkuar te plus/minus 40 mijë euro”.

Më tej, ai ka zbuluar për herë të parë se jashtë aktrimit ka bërë punë të ndryshme si për shembull ka qenë kopshtar edhe te vila e Aleksandër Frangajt.

“Kur po ndërtohej vila e Aleksandër Frangaj punoja kopshtar atje, pastaj kam punuar security, kam kaluar shumë punë të ndryshme. Profesioni është njëkohësisht dhe pasion dhe mua më pëlqen t’i gërshetoj tani”, tha Mariusi.

Me te lexuarat