Aktori reagon për herë të parë pas aksidentit të rëndë

Aktori i “Hawkeye” Jeremy Renner ka lëshuar deklaratën e parë që kur u godit nga makina e tij borëpastruese.

Pasditen e së martës, Renner, i cili mbetet në gjendje kritike dhe po mbahet në terapi intensive, publikoi një foto në një shtrat spitali në Instagram. “Faleminderit të gjithëve për fjalët e mira,” shkroi në foto. “Jam shumë lëmsh tani për të shkruar. Por ju dërgoj dashuri të gjithëve.”

Të dielën u zbulua se aktori 51-vjeçar u transportua me helikopter në spital pasi ishte plagosur rëndë teksa përdorte borëpastruesen në shtëpinë e tij në Nevada. Ai iu nënshtrua një operacioni për trauma në gjoks dhe lëndime ortopedike.

Aktori u godit nga borëpastruesja teksa përpiqej ta lëvizte nga një vend ku kishte ngecur. Makina kishte nisur të rrotullohej dhe teksa Renner përpiqej të kalonte në sediljen e shoferit, u godit dhe borëpastruesja i kaloi sipër.

Autoritetet po hetojnë për një problem të mundshëm mekanik.

Rajoni verior i Nevadës përjetoi stuhi të forta dëbore gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ku më shumë se 10,000 banorë të qarkut Washoe nuk kishin energji elektrike.

Burimet: Guardian, CNN
Anabelmagazine