Aktori i “Portokalli-së” feston 20 vjetorin, mesazhi i prindërve nuk pritej

Olsi Bylyku u bë i njohur me rolin e Kimikatit në spektaklin e humorit “Portokalli”, duke sjellë personazhin që përfaqëson brezin e tij. Sot Olsi feston 20 vjetorin, dhe urimin më të bukur ka vendosur ta ndajë me të gjithë ndjekësit e tij. Ky urim ka ardhur nga prindërit, të cilët me anë të një mesazhi i kanë uruar djalit të tyre ditëlindjen. “Ti erdhe si madhështia dhe familja jonë u bë më e madhe. U bëre vëlla për motrën dhe me një fjalë je aty, për ta lehtësuar. Edhe 100 biri im! Ndriçofsh botën me energjinë që ke, u madhështofsh si na madhështon!”, kanë qenë disa nga fjalët e mesazhi që Olsi i ka ndarë me miqtë me anë të një postimi në Instagram. Në “Portokalli”, Olsi flet zakonisht për marrëdhënien problematike me prindërit, të cilët shpesh ushtrojnë dhunë verbale apo dhe fizike për prapësitë e tij, por ato rrëfime janë thjesht trillime për humor, pasi e vërteta qenka krejtësisht ndryshe./Story.al/