Aktori më i pëlqyer turk është në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktori i mirenjohur nga roli i “Kemalit” në serialin “Dashuri e verbër”, Burak Ozçivit është padyshim një nga meshkujt më të pëlqyer nga vajzat të cilat lënë kokën pas tij. 33-vjeçari i martuar po kalon një periudhë shumë të keqe së fundmi. Aktori është prekur nga “burnout syndrome”. “Burnout” është një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur. Kjo ndodh kur ndiheni të tronditur dhe të paaftë për të përmbushur kërkesat e vazhdueshme. Stresi vazhdon, ju filloni të humbni interesin ose motivimin dhe kjo po i ndodh Burakut. Mediat turke shkruajnë se aktori po viziton një psikolog dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen po i qëndron pranë në këto momente të vështira. Gjithashtu Burak ka refuzuar disa projekte dhe nuk dihet nëse do e shohim sërish në ekran, shkruan Prive. “Kam arritur çdo gjë që kam dashur në jetë. Kam bërë gjithçka doja, kam udhëtuar, kam njohur vende të reja por asgjë nuk më kënaq më”, i ka thënë aktori psikologut të tij.