Aktori nuk ka përdorur deodorant prej 30 vitesh dhe ish-kolegia e tij tregon se çfarë ere i vjen!

Kohët e fundit, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, Dax Shepard dhe Kristen Bell apo edhe aktori Jake Gyllenhaal – janë bërë viralë për zakonet e tyre të larjes dhe të kujdesit ndaj fëmijëve. Këtij grupi i bashkohet edhe Matthew McConaughey, i cili mesa duket, prej 30 vitesh refuzon të përdorë deodorant.

Gjatë xhirimeve të “Fool’s Gold”, Kate Hudson i kërkoi atij të përdorte një. Sipas Buzz Feed, aktorja u shpreh:

“Ai sillte gjithmonë me vete një lloj përbërje me kripe, një ‘deodorant natyral’. Nuk ka përdorur asnjëherë parfum apo deodorant.”

Ndërsa vetë aktori, lidhur me këtë thotë:

“Gratë në jetën time, përfshirë mamanë time, gjithmonë më kanë thënë: ‘Era jote natyrale mban aromë burri dhe aromë si ty’.

Pavarësisht qëndrimit të tij ndaj deodorantit, ai thotë se bën dushe të shumta në ditë dhe i lan dhëmbët deri në 5 herë gjatë ditës.

Ndërkohë, një ish-kolege e aktorit, Yvette Nicole Brown, ka folur gjithashtu për këtë:

“Mbaj mend që Matthew tha se ai nuk përdorte deodorant, por nuk i vinte erë. Kështu që mendimi im i parë ishte: ‘Duhet t’i afrohëm sa më shumë të mundem për të parë a ka të drejtë’. Ai mban erë granola dhe jetese të mirë. Ka një erë të ëmbël. Është e vërtetë ajo që thotë.”

/Anabelmagazine