Aktori Neritan Liçaj këmbëkryq në bulevard pas lirimit: “Jo sot ju lutem. Nuk kam fuqi të flas”
Aktori Neritan Liçaj, një prej aktivistëve kryesorë të “Aleancës për mbrojtjen e Teatrit”, u shoqërua në komisariat në orët e para të ditës së sotme, pak momente para se të shembej Teatri Kombëtar.
Pa lirimit, ai i është bashkuar protestës që vazhdon tek Teatri Kombëtar, në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Liçaj tha për mediat se nuk kishte as fuqi dhe as dëshirë të flasë. Vetëm sot jo.
Madje aktori nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodh me kolegët e tij në komisariatet e Policisë ku u shoqëruan. Pranë tij është një doktoreshë e cila do e vizitojë.
“Jo sot, nuk jam mirë, më ndjeni. Nuk jam mirë. çuna, artistët jo. Nuk e di. Mos ma merrni për keq por nuk mundem. Do kemi raste të flasim, të qetësohem, Ma falni. S’kam fuqi të flas. ”- tha Liçaj.
/News31.al