Aktori kosovar protagonist i fushatës së fundit të Louis Vuitton
Brandi prestigjioz Louis Vuitton ka lansuar parfumin e ri “Spell on you”.
Sigurisht, produktit i ka paraprirë një kampanjë marketingu përmes një inserti të realizuar me aktoren e njohur franceze Léa Seydoux.
Seydoux prej kohësh është imazh i Louis Vuitton por lajmi nuk mbaron me kaq!
Pjesë e insertit si protagonist është edhe aktori i njohur kosovar Genc Jakupi.
Jakupi, njihet për rolet e tij në filmat “Drita”, “So far so good”, “Dreaming American”.
Ai është njëherësh kunati i aktores së mirënjohur Arta Dobroshi. /Prive.al