Aktori i serialit “Vrasje të vogla” do të bëhet baba për herë të parë: Jam i emocionuar
Aktori turk i serialit “Vrasje të vogla”, Mert Firat do të bëhet baba për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e dha vetë aktori 39-vjeçar me një postim në rrjete sociale. Ai zbuloi se bashkëshortja e tij, Idil është shtatzënë dhe po presin së shpejti fëmija të vijë në jetë.
Mert Firat u shpreh i emocionuar dhe shumë i lumtur që do bëhet baba.
“Dëshironim t’jua jepnim lajmin në një ditë më të rëndësishme dhe të qetë, por fati deshi t’jua themi në një kohë karantine. Po presim një fëmijë. Jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur. Shumë faleminderit për urimet tuaja”-shkruajti aktori. Mert Firat luante rolin e “Serhanit”, bashkëshortit të Merves në serialin “Vrasje të vogla”.
Ky serial u transmetua në Shqipëri vitin e kaluar dhe pati shumë sukses./revistawho.com