Aktori i njohur turk reagon për herë të parë për lidhjen me gazetaren sportive! Ja ç’tha Can Yaman

Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se aktori i njohur i serialeve turke, Can Yaman, është në një lidhje me gazetaren e njohur të sportit në Itali, Diletta Leotta.

Ishte Anna Pettinelli ajo e cila gjatë emisionit të saj në radio në “RDS” hodhi aludime rreth një lidhjeje mes dyshes së njohur.

Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Për më tepër, revista e njohur “Chi” ka publikuar dje disa foto ku çifti shfaqet duke u puthur e përqafuar.

Sipas medias italiane, ata kanë kaluar pesë netë në një hotel në Romë, nga ku kanë publikuar edhe foto.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto detaje, Can ka publikuar një status në Instastory, ku shkruante në italisht: “Është puna ime. Pikë”, shoqëruar me një emoji që nënkupton “heshtni”.

Para pak javësh, u zbulua edhe se aktori me origjinë shqiptare do të luajë rolin e “Sandokan” në serialin e ri të producentëve italianë.