Aktori i njohur tregon incidentin me thikë në skenë: Hap këmishën dhe shoh një njollë gjaku, ika e qepa…
Aktori i njohur, Visjan Ukcenaj, ka treguar së fundmi një ndër incidentet më të rënda që i ka ndodhur ndonjëherë në skenë!
Visjani ka qenë i ftuar në barin e emisionit “Thumb”, ku u shpreh se gjatë provave gjenerale në skenë, e kanë plagosur me thikë.
Ai shprehet se kolegu i tij ishte trembur kur i është hedhur sipër, e në vend që të ulte thikën në dorë, ashtu siç duhej të ndodhet, ai e ngriti pak dorën e plagosi atë.
Ukcenaj ka zbuluar se i është dashur që të mbaronte monologun ashtu i plagosur, dhe askush nuk e kishte kuptuar se si ishte gjendja e tij.
“Na kanë ndodhur probleme, aksidente. Për shembull, mua më kanë plagosur në 2013, me thikë në teatër. Kam dhe një shenjë. Kemi qenë në prova gjenerale, ka qenë salla pothuajse plot, kemi pasur një shfaqje komedi të zezë. Dhe personazhi në fund i hidhej për t’u vetëvrarë personazhit tjetër, sepse ai rrinte me një thikë po s’donte ta vriste se kishte frikë”, shprehet Visjani.
“Skena e fundit është që i hidhesha atij, po ai duhet ta ulte dorën kur t’i hidhesha. Ai u tremb dhe kur ju hodha, e ngriti pak dorën. Dhe unë ndjeva një pickim, por vazhdova se kisha një monolog për të bërë edhe ndieja një gjë të ftohtë. Dhe vazhdova, vetëm kur shikoj një gropë këtu në mish. E vazhdova, zgjati monologu 2 minuta, por s’dukej se kisha një kanatjere dhe një këmishë shumë të trashë sipër. Sa mbaroj monologun, hap këmishën dhe shoh një njollë gjaku. Vrap ma bënë me cigare, ma mbuluan çik, ika e qepa dhe shpëtova”, ka rrëfyer aktori i njohur.