Aktori i njohur thotë se bëri terapi për 1 vit, sepse thjesht nuk rri dot pa punuar
Idris Elba është një ndër aktorët më të preferuar, ama, pas roleve të tij fantastike, qëndrojnë disa “zakone të pashëndetshme”, të cilat kanë ndikuar shumë në mirëqenien e tij. Në podkastin “Changes with Annie Macmanus”, aktori britanik, 51 vjeç, tha se vitin e kaluar, ka bërë terapi për të hequr dorë nga fiksimi për punën.
“Është shumë”, tha ai, duke vijuar: “Në terapi, kam menduar shumë për ndryshimin. Kam disa zakone të pashëndetshme, të cilat duhet t’i ndryshoj dhe unë punoj në një industri ku shpërblehem për këto zakone”, u shpreh ai.
Aktori e përshkroi veten si të fiksuar pas punës dhe tha se adhuron të jetë gjithnjë i zënë me projekte dhe kjo sjell edhe ndikime negative për shëndetin e tij.
Elba tha se do që të gjejë aktivitete që e ndihmojnë të mos e ketë mendjen te puna, megjithatë, edhe kur relaksohet, sërish përfundon duke punuar. “Studioja është shtëpia ime, vdes të rri aty”, u shpreh ai, duke vijuar: “Mund të punoj për 10 ditë në një film, me skena nënujë, duke mbajtur frymën për 6 minuta dhe kur rikthehem, ulem në studio dhe ndihem më i qetë sesa i ulur në divan, me familjen time dhe kjo është gjë e keqe, apo jo?”, përfundoi ai.
Idris njihet për role të ndryshme, në filma si: “Beasts of No Nation”, “The Losers”, “Thor: Ragnarok” dhe “Pacific Rim”. Ai është nominuar për 102 çmime në festivale dhe evente të ndryshme dhe ka fituar plot 30 prej tyre.
Anabelmagazine