
Aktori i njohur postoi një foto me gjyshen dhe fansat u marrosën
Aktori i njohur turk, Kerem Bursin, bëri për vete me mijëra fansa me rolin e Serkan-it në serialin komedi “Dashuria është në ajër”.
Aktori, i cili ka bërë një periudhë pauze pas komedisë që u bë e famshme në dhjetëra vende të botës, së fundi ka tërhequr sërish vëmendjen me postimet e tij të fundit.
Një foto në Instagram me gjyshen ka qarkulluar menjëherë në rrjet. Postimi i aktorit me mesazhin “të dua gjyshe” ka magjepsur fansat, të cilët e kanë komplimentuar aktorin për gjyshen e tij në super formë.