Aktori i ‘Në Kuadër të Dashurisë’ me dashje ose pa dashje na zbuloi një sekret për filmin

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua premiera e filmit nga ‘Top Channel Films’ “Në Kuadër të Dashurisë’ tek Pallati i Kongreseve. Kasti i aktorëve bënë paraqitjen e tyre në tapetin e kuq mes brohorimave të publikut, ku edhe dhanë intervistat e tyre e treguan për rolin që ata kanë në këtë projekt.

Njëri prej tyre ishte edhe aktori dhe moderatori i njohur Eni Shehu i cili rrëfeu më shumë detaje rreth rolit të tij.

Personazhi i tij në film quhet Damian dhe luan rolin e ish-it të personazhit të Olta Gixharit. Teksa tregoi që ka një puthje midis tij dhe kësaj të fundit në film, duket se aktori zbuloi edhe një sekret eksluziv mbi projektin.

Eni u shpreh se shpreson që personazhi i tij do të ketë një rol me më shumë ndikim në vazhdim, në serinë e dytë, duke qenë se tani ka vetëm një rol episodik, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi një ‘Në kuadër të Dashurisë 2’…

Classlifestyle