Aktori i “Harry Potter” do të bëhet baba për herë të parë

Historia magjike e “Harry Potter” ka qenë një pjesë e madhe e fëmijërisë dhe adoleshencës tonë, madje ka ende prej nesh që një herë në vit bëjnë një maratonë duke parë të gjithë filmat e tij, ne do jua këshillonim në këtë kohë karantine. Megjithatë, sa herë e shohim ndoshta e harrojmë që filmi i fundit i sagës së famshme ka dalë në vitin 2011 dhe aktorët kryesorë, epo le të themi që nuk janë më nxënës shkolle.

Si për të na treguar sa shpejt kalon koha, njëri prej protagonsitëve të “Harry Potter” dhe i preferuari për shumë prej nesh, Rupert Grint aka Ron Weasley, do të bëhet baba për herë të parë. Rupert dhe partnerja e tij, Georgia Groome do të bëhen prindër, lajm që është konfirmuar dhe nga përfaqësuesit e tyre për mediat.

Çifti është bashkë që prej 2011-ës dhe në fakt e kanë mbajtur lidhjen e tyre shumë private, madje po të mos ishte për këtë foto të paparacëve, ku Georgia duket me barkun e rrumbullaksour, nuk do të ishte marrë vesh asgjë për “Weasley”-n e vogël që pritet të vijë në jetë.

Ndërkohë, për herë të fundit Rupert Grint dhe Ed Sheeran nuk janë i njejti person:

/News31.al