Aktori i “Game of Thrones” zbulon pasojat që seriali i famshëm i la në shëndetin mendor: Ndodhi për shkak të…

Kit Harington beson se ka bërë zgjedhjen e duhur duke u tërhequr nga aktrimi përkohësisht pas pasojave që seriali “Game of Thrones” i la në shëndetin mendor. Ai ka zbuluar se i është dashur plot një vit pushim për të marrë veten pasi seriali përfundoi, sipas “Page Six”.

Aktori 34-vjeçar tha se “natyra e dhunshme” e serialit, intensive dhe emocionale i ndikoi drejtpërdrejt në realitetin që po jetonte.

“Kam kaluar disa vështirësi të shëndetit mendor pas ‘Game of Thrones’, dhe më tepër gjatë fundit të tij, për të qenë i sinqertë,“- tha Harington. “Unë mendoj se ndodhi për shkak të natyrës së shfaqjes dhe asaj që kisha bërë për vite.”

Harington tha se mori vendimin për të marrë një pushim pas “Game of Thrones” për t’u përqendruar vërtet tek vetja, duke shtuar: “Unë jam vërtet i lumtur që e bëra këtë”.

Harington u shfaq si Jon Snow në serialin që u shndërrua në një obsesion kulturor, duke luajtur për tetë sezone.

Harington u shtrua në rehabilitim në vitin 2019 për probleme me stresin, ankthin dhe alkoolin. Kjo ndodhi pak para se të transmetohej finalja e serialit të famshëm.