
Aktori i Game of Thrones, me Covid-19
Covid-19 nuk po kursen as politikën dhe as figurat e artit. Tom Hanks, fituesi e Oscar konfirmoi të premten që ishte i infektuar me koronavirus, ndërsa sot konfirmohen edhe 2 aktorë të tjerë të prekur.
‘Armiku i padukshëm’ ka prekur edhe yllin e Game of Thrones. Aktori norvegjes, Kristofer Hivju i cili në serialin e njohur luante personazhin e dashur Tormund ka konfirmuar se është infektuar nga virusi dhe tani është vetëizoluar në shtëpi me familjen e tij.
