Aktori i famshëm akuzohet për përdhunimin e tre vajzave
Aktori i njohur Danny Masterson është akuzuar për përdhunimin e tre grave në fillim të viteve 2000.
Masterson akuzohet për përdhunimin e tre vajzave rreth moshës 20 vjeç mes viteve 2001 dhe 2003.
44-vjeçari i ka mohuar akuzat duke thënë se është sulmuar për shkak të anëtarësimit të tij në Kishën e Scientology.
Nëse shpallet fajtor mund të dënohet deri në 45 vite burg.
Prokurorët nuk ngritën akuza për dy raste të reja për shkak të mungesave të provave.
Avokati i Masterson, Tom Mesereau tha se klienti i tij është i pafajshëm.
“Ai dhe bashkëshortja e tij janë në shok për shkak se pretendimet e këtyre vajzave janë ngritur në akuza. Por ata ngushëllohen me faktin që e dinë se në fund do të dalë e vërteta,”- tha Mesereau në një deklarate.
Në vitin 2007, dolën në dritë pretendimet ndaj aktorit.
“Asnjëherë nuk jam akuzuar për një krim, e lëre më të jem dënuar për një të tillë. Në këtë vend, ju konsideroheni të pafajshëm derisa të provohet se jeni fajtorë,”- tha ai në atë kohë. “Sidoqoftë në kohën qe jetojmë, të bëjnë fajtor që në momentin kur akuzoheni.”
Masterson është martuar me aktoren dhe modelen Bijou Phillips që nga viti 2011.
Aktrori është i njohur për rolin e tij në ’70s Show, ku luajti përkrah Ashton Kutcher dhe Mila Kunis.