Aktori hidhet nga ura dhe vdes/ Postimi i fundit që la: Abuzova me njerëzit që më donin!

Aktori i filmit ‘Thor’ dhe ‘Terminator’, Salvation’ Isaac Kappy është konfirmuar i vdekur, pasi u hodh nga një urë në Arizona të hënën, sipas TMZ. Zyrtarët konfirmuan se Kappy, 42 vjeç, u godit nga një kamion, pasi u hodh nga Ura Transwestern Road në Interstate 40, ku vdiq, sipas një deklarate nga Bart Graves, zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës.

Isaac-Kappy-2

Para se të merrte vendimin ai kishte postuar një deklaratë të gjatë në “Instagram” ku shkroi: “Unë nuk kam qenë një djalë i mirë” dhe “kam qenë abuziv ndaj njerëzve që më donin mua”, shkruan Panorama Plus. Ai ka qenë në akuzë për sulm ndaj vajzës së Michael Jackson, Paris. Mes të tjerash në shënimin e tij ai shkruante: “Unë nuk kam qenë një djalë i mirë. Në të vërtetë, unë kam qenë një djalë shumë i keq gjatë gjithë jetës sime”.