Aktori i ‘Empire’ dhunohet në mes të rrugës për faktin se është homoseksual

Aktori i “Empire”, Jussie Smollett, u sulmua mëngjesin e së martës dhe policia e quan një krim i nisur nga urrejtja.

Jussie-Smollett-2

Smollet u sulmua nga dy persona, të cilët po bënin thirrje me zë të lartë për urrejtje raciste dhe kundër homoseksualëve. Gjithashtu sipas policisë ata derdhën edhe substancë kimike ndaj “viktimës”. Një nga sulmuesit gjithashtu i lidhi një litar rreth qafës, ndërsa më pas u larguan të dy nga vendi i ngjarjes.

Jussie-Smollett-3

Aktori u dërgua në spital dhe thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ngjarja ndodhi rreth lagjes së tij, ndërsa nuk është siguruar asnjë imazh apo video nga momenti i sulmit, shkruan Lapsi.al. Aktori mësohet se ishte i tronditur, por edhe i inatosur që ndodhi një sulm i tillë. Smollett mësohet se u përpoq që të mbrohej duke i kundërsulmuar. Lidhur me ngjarjen reaguan të gjithë të famshmit, të cilët dënuan ashpër sulmin e bërë kundër tij.

Jussie-Smollett-1