Aktori i “Bardhë e zi” flet për maskilitetin: “Femrat magjepsen pas meje, i tërheq me shikim”
Ibrahim Çelikkol është aktori i famshëm turk, i cili u bë i njohur me rolin e tij në serialin “Dashuri bardhë e zi”, ku luan personazhin kryesor Ferhatin. Ai është një prej aktorëve turk më seksi, për të cilin çmenden femrat. Por në një intervistë të dhënë së fundmi, ai është shprehur se nuk e kupton se çfarë i tërheq femrat tek ai. Ai ka shtuar se nuk i pëlqen kur e konsiderojnë “seks symbol”, por i pëlqen që të duket bukur. “Kujdesem për veten mjaftueshëm dhe mendoj se të paturit kujdes për të qenë sa më estetik, nuk i dëmton maskilitetin askujt. Shumica e aktorëve në Turqi e kanë filluar karrierën e tyre përmes modës, kështu që nuk është aspak e pazakontë që një mashkull të ketë rutinën e tij të bukurisë. Për të patur trupin që kam tani, jam ushtruar gati 6 muaj intensivisht. Sinqerisht nuk e kam të qartë përse femrat “magjepsen” pas meje, pasi vetja më duket tepër i zakonshëm. Por, më kanë thënë shpesh që kam sy shumë shprehës dhe ndoshta kjo sjell këtë efekt”, ka thënë Ibrahim./Panorama Plus