Aktori i “Apartamentit 2Xl” jep lajmin e bukur se do të bëhet baba

Visjan Ukcenaj është një ndër aktorët e njohur të spektaklit të humorit “Apartamenti 2Xl”, të cilin së fundi e kemi parë edhe në një projekt teatror. Edhe pse nuk dihet ndonjë informacion në media për jetën e tij private, me anë të një postimi në Instagram ai ka dhënë lajmin e bukur të jetës së tij. Ai dhe bashkëshortja e tij së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Në muajt e pritjes së ëmbël ata kanë realizuar një set fotosh, ku njoftojnë se së shpejti ai do të jetë baba dhe ajo nënë. Bashkë me foton, Visjani ka shkruar një status, ku shpreh hapur ndjesinë e tij: “Vepra më e mrekullueshme e jetëve tona ky engjëll që po vjen si diell për të ndritur në përjetësi historinë tonë të dashurisë. Faleminderit o Zot për këtë Bekim!”, e mbyll Visjani statusin e tij./Story.al/