Aktorët turk, prindër për herë të tretë
Berguzar Korel dhe Halit Ergenc kanë ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat.
Aktorët turq kanë zbuluar se do të bëhen prindër për herë të tretë.Berguzar rrëfeu se ky lajm ishte një suprizë për ciftin të cilët kanë vetëm një vit që janë bërë prindër për herë të dytë.
“Ndërsa isha duke u bërë gati për të nisur xhirimet për një serial të ri, zbulova se jam shtatzënë. Ishte një surprizë shumë e bukur për mua dhe familjen. Të qenit shtatzënë, në fakt, nuk më pengonte të vazhdoja me projektin, por u detyruam ta shtyjmë punën, për të cilën kemi punuar me muaj, edhe për shkak të situatës dhe rasteve të shtuara me koronavirus. Mundësitë për të ruajtur distancën, në punën tonë, janë të vështira, kështu që jemi të detyruar t’i shtyjmë xhirimet për një fazë të mëvonshme”, u shpreh Korel.