Aktore për herë të parë në një serial, Rovena Dilo shpërthen keq kundër televizionit
Këngëtarja Rovena Dilo është pjesë e kastit nē serialin “Ti mund të më quash Xhon”, premiera e të cilit po shfaqet mbrëmjeve në RTSH. Në këtë eksperiencë të parë si aktore ajo luan nënën e Lornës, adoleshentes problematike me aktore Nevina Shtyllēn. Por Rovena ka pakënaqësi me orarin e transmetimit të serialit në 12:00 të natës, një orar me pak audiencë. Me anë të një statusi në Instagram Rovena ka shpërthyer keq ndaj televizionet, duke e mbyllur me ironi nëpërmjet një pyetje retorike. “Mos ndoshta ka filluar të shohin seriale lakuriqët e natës?!” shkruan Rovena.