Aktorë më të pasur në Turqi, kryeson listën me 15 milionë dollarë Kıvanç Tatlitug
Një ‘pasuri e madhe’ doli nga bota e revistave! “celebsrevealed.com”, një faqe që merret me pasuritë personale të aktorëve me famë botërore, ka shkruar së fundi edhe për aktorët turq këtë muaj.
Kivanç Tatlitug është në krye të listës me një pasuri prej 15 milionë dollarësh. Babai i ri i investon të ardhurat e tij kryesisht në pasuri të paluajtshme. Ai ende vazhdon të mbajë vendin e parë si aktori më i paguar në Turqi.
Meryem Uzerli dhe Can Yaman ndajnë vendin e dytë me pasurinë e tyre prej 10 milionë dollarësh. Pasuria mesatare e tyre vjen më së shumti nga projektet e tyre jashtë vendit dhe reklamat në të cilat marrin pjesë.
Meryem Uzerli është aktorja më e paguar në Turqi që ka regjistruar një pasur prej 10 milionë dollarësh. Aktorja, vetëm nga projekti i saj i fundit ka marrë një shpërblim prej 1 milion lirash.
Në vend të tretë është Hande Erçel, e cila së fundmi ka bashkëpunuar me shumë marka në fushën e reklamave dhe tani po xhiron një serial për platformën digjitale. Pasuria e Erçel është saktësisht 8 milionë dollarë, ose 145 milionë lira turke.
Serenay Sarikaya ndjek aktoren bukuroshe me 6 milionë dollarë, ose afërsisht 108 milionë lira turke.
Menjëherë pas Sarikaya, Demet Ozdemir me një pasuri prej 5 milionë dollarësh ose afërsisht 90 milionë lira.