Aksidentohet për vdekje modelja shqiptare dhe i dashuri i saj

Dy të rinj kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti të rëndë në Itali. Mjeti më të cilin ata udhëtonin shpërtheu në autostradën “Il Piaggio Liberty 125”, pas përplasjes me një Mercedes.

Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeç, me origjinë shqiptare, por që prej vitesh jetonte në Romë ka vdekur gjatë rrugës për në spitalin “Tor Vergata”. Ndërsa i dashuri i saj Christian Milo rumun, fotograf ndërkombëtar i modës, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Stella-2

Siç raportojnë mediat italiane, ata ishin njohur gjatë një seti fotografik, 7 vite më parë.

Ata ishin shumë të dashuruar. Kishin shkuar për të jetuar bashkë në ‘Giardinetti’, kishin blerë një shtëpi dhe kishin filluar planet për martesë. Nuk mund ta besoj është një makth. Unë humbas një koleg, një mik dhe një vëlla. Ai ishte personi i parë që takova në akademi, dhe që atëherë kemi shkuar përpara së bashku. Ai bënte fotot dhe unë videot. Të mërkurën ne e kishim lënë të takoheshim së bashku”, tregon Giuseppe Torcaso, një bashkëpunëtor i ngushtë i Christian.

Stella-3

Së bashku me të dashurën e tij Stella, ata krijuan një studio fotografie “Wallnut”, duke u kujdesur vetë për çdo detaj dhe ajo ishte shumë e kërkuar nga profesionistët e këtij sektori.

Stella Vasilika është shqiptare, por gjatë viteve të shkollës në Itali, ajo është birësuar nga një familje romane. E kishte lënë pas karrierën e modelimit për të studiuar arkitekturë derisa u njoh me Chris. Ajo ishte gjithmonë pranë tij dhe e ndihmonte për gjithçka.

Stella-1

Drejtuesi i mjetit Mercedes me të cilin ndodhi përplasja nuk ka mbetur i lënduar, por është shoqëruar nga policia për të kryer testin e alkoolit dhe drogës. Siç bëhet e ditur nga të dhënat paraprake, ai kishte qëndruar për t’iu dhënë ndihmën e parë.

Gazeta Liberale