Aksidentohet ish-lojtari i “Big Brother”, dalin pamjet nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës

Në autostradën Tiranë-Durrës, pikërisht në rrugën dytësore ka ndodhur një aksident në të cilin është përfshirë ish-banori i “Big Brother”, Elsamed Senaj. Djali që njihet si reperi Eli-G shihet pranë aksidentit ku një motor, shoferi i të cilit ishte një burrë i moshuar është përplasur me një makinë. Fatmirësisht aksidenti nuk pati të plagosur, ndërkohë që po sjellim pamjet nga momenti i aksidentit të publikuara nga intv.al, ku duket qartë dhe Senaj. Elsamedi është një ndër banorët e edicionit të fundit të “Big Brother”, dhe ky format i dha sërish vëmendjen e publikut pasi tani ai është reper me famë. /Story.al/