Aksidentohet gazetarja e Tv Klan
Xhumadije Ibrahimi gazetarja e Tv Klan në Maqedoninë e Veriut ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mediat vendase raportojnë se Ibrahimi është aksidentuar dje pasdite në afërsi të zyrave të televizionit ku punon. Në momentin që gazetarja ka dalë jashtë ambienteve të medias për të cilën raporton, është goditur nga një makinë.
Aktualisht ajo ndodhet në Spitalin e Tetovës, jashtë rrezikut për jetën. Me rekomandim të mjekëve gazetarja është dërguar në Klinikën Neurokirurgjike në Shkup për ekzaminime të mëtejshme, ndërkohë që autoritetet lokale po punojnë oër të gjetur shkakun e aksidentit që plagosi gazetaren.