Aksidenti tragjik në Vlorë, TRONDITET Ardit Gjebrea: Nuk gjej dot fjalë të ngushëlloj familjarët

Ai ka shprehur të gjithë trishtimin përmes një postimi në Instastory, duke shkruar se nuk gjen dot fjalë për të ngushëlluar familjarët.

Moderatori Ardit Gjebrea, ka shprehur ngushëllimet për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e sotme në Vlorë. Ai ka shprehur të gjithë trishtimin përmes një postimi në Instastory, duke shkruar se nuk gjen dot fjalë për të ngushëlluar familjarët.

“Tronditës fakti i familjes Gushi! Trishtim pafund për humbjen e 4 jetëve- dy prindër dhe dy vajza të mitura. Nuk gjej dot fjalë të ngushëlloj familjarët. Paçin paqe të katërt, aty ku janë bashkë”, ka shkruar Gjebrea.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, në zonën e njohur si “Zona e Kripës” në aksin Fier-Vlorë. “Audi” përplasi makinën e llojit “Toyota” dhe shkaktoi kështu vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje. Më pas u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal. Dy personat që ndodhen brenda mjetit “Audi” u plagosën lehtë.

(a.b)/dosja.al