Aksidenti me vdekje në Tiranë/ Viktima djali i Kudret Saliajt, babain ia vrau gjyshi

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur një natë më parë në Tiranë. Mësohet se viktimë ka mbetur Enjon Saliaj, i cili është djali i Kudret Saliajt. Ky i fundit u vra nga vjehrri i tij ndersa edhe ish gruaja është në burg si bashkepunuese ne krim. Kudreti ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij, që solli edhe ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë se vrasja e babait të tij pranë gjykatës, ndodhi më 4 qershor të 2021-shit. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit. Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.

Sa i takon viktimës vetëm 17-vjeç, ai u përplas mbrëmjen e djeshme nga një makinë, teksa kjo e fundit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë.