Aksidenti i ndodhur mbrëmë te “Kodra e Diellit”, shoferja e kishte mendjen te telefoni dhe mori para 3 kalimtarë
Është zbardhur dinamika e aksi.dentit të regjistruar mbrëmjen e djeshme në afërsi të Kodrës së Diellit në Tiranë, ku një automjet përplasi tre këmbësorë në trotuar.
Burime bëjnë me dije se shkaku i aksidentit ka qenë përdorimi i telefonit nga ana e drejtueses së mjetit, 29-vjeçares Elinta Garo. Kjo ka sjellë humbjen e drejtimit të kontrollit të automjetit dhe më pas ka përfunduar në trotuar duke marrë përpara këmbësorët.
Mësohet se fillimisht ajo ka përplasur 27- vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj, e cila ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.
Në gjendje të traumatizuar, Elinta Garo pasi përplasi të renë e humbi kontrollin mbi mjetin duke përplasur edhe çiftin Bagzan dhe Valentina Hysa. Valentina mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa burri i saj akoma është nën vëzhgimin e mjekëve.
Në spital si i aksidentuar është paraqitur dhe një fëmijë me inicialet R.M. i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shoferja e mjetit ndodhet në ambjentet e policisë dhe pritet që ditën e sotme t’i komunikohet edhe akuza, e cila pritet t’i vendosen prangat.