Aksident tragjik në Greqi, përplasen dy trena, 32 viktima dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)
Një tragjedi ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 32 persona dhe janë plagosur 85 të tjerë. Mes të plagosurve ka pasur edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç. Ndërkohë 32 të tjerë kanë shpëtuar pa dëmtime të shumta.
Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku dy trenat janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se përplasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
Dhjetëra oficerë policie dhe 40 zjarrfikës morën pjesë në operacionet e shpëtimit. Rreth tridhjetë autoambulanca ishin gjithashtu në vend. Dy spitale në zonën e Larisës janë hapur për të akomoduar të plagosurit e shumtë, 25 prej të cilëve thuhet se janë në gjendje të rëndë.