Aksident i rëndë në Itali, humb jetën i riu me origjinë shqiptare
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka ndërruar jetë një 23-vjeçar shqiptar.
Shqiptari që ka ndërruar jetë në një aksident rrugor është 23-vjeçarit Luka Cifci. Kuzhinieri, i cili punonte në Castiglione de Lago, udhëtonte në një makinë tip “Alfa 147”, që drejtohej nga miku i tij 24-vjeçar, kur u aksidentuan.
Në makinë me ta ishin dhe dy djem të tjerë. Të katër miqtë, po ktheheshin nga një mbrëmje në një lokal në Perugia. Drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testit të alkoolit dhe drogës dhe është marrë nën hetim në lidhje me aksidentin.
Sipas asaj që u rindërtua nga hetuesit, 24-vjeçari humbi kontrollin e mjetit në zonën e rrethrrotullimit që shërben si hyrje në Perugia. Këtu, ai devijoi dhe u përplas me anësoren e rrugës. Në aksident nuk u përfshinë mjete të tjera, por përplasja mes Alfas dhe mbrojtëses në rrugës, shkaktoi thyerjen e xhamit duke lënë viktimë shqiptarin.
Luka Cifci ka lindur në Athinë, pas largimit nga Shqipëria. Ai erdhi para shumë vitesh në Itali me të ëmën dhe ndoqi shkollën “Vegni”.
Në një postim në Facebook, instituti “Vegni” shprehur ngushëllimet për vdekjen e të riut.
“Drejtori, mësuesit dhe i gjithë stafi i institutit Angelo Vegni, dëshirojnë t’i shprehin ngushëllimet familjes së Luka Cifcit, ish-student i institutit tonë, i cili humbi jetën tragjikisht gjatë natës. U prefsh në paqe i dashur Luka.”