Akil Pano kërkon publikisht mbylljen e “Për’puthen”

Një debat mes dy vajzash në studion e “Përputhen” ka shkuar deri në konfrontim fizik. Debati midis Irisit dhe Orsiolës ka degraduar në momentin që u përfshi Lea, e cila në një moment e gσditi me shuplαkë ish-shoqen e saj të ngushtë.

Takimi që Orsiola pati me Donaton, solli shumë tensione në studio. Irisi nuk arriti ta përmbajë veten dhe nisi të ulërijë. Në momentin që situata degradoi, u përfshi edhe Lea, e cila e goditi me shuplakë ish-shoqen e saj të ngushtë.

Emisioni është ndërprerë për pak minuta, ndërsa reagimet në rrjetet sociale por jo vetëm, kanë qenë të shumta. Një prej figurave të njohura që ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje është edhe pastori Akil Pano.

Sipas tij, emisioni Përputhen duhet të mbyllet, pasi është një degradim i shoqërisë shqiptare. Pano shprehet se ky emision nuk jep më mesazhe për familjen, por po pasqyron modele të papërshtatshme.

Postimi i plotë:
Skandαl!!! Degrαdim total dhe keq prezantim i vajzes, gruas, motres, dhe çdo modeli sjelljeje. Dhυnē verbale e fizike ne program. Ne kete program pèrpara disa vitesh kam qenë opinionist në prime time dhe brenda programit jam përpjekur të flas qartë për këto modele tè shëmtuara sjelljeje.

Ky Program televiziv po pasqyron modele të papërshtatshme, ku ‘fama’ e premtuar është shndërruar në qëllim dhe antivlerat prezantojnë njeriun sic nieriu nuk duhet te jete. Për kète mendoj se ky emision duhet të nderpritet.