Ajsi Xhaxhaj surprizon me reagimin ndaj Arjan Konomit: Vetëm ti di të mbrosh një femër që i tregojnë lakun e litarit, s’të njihja por më shpëtove 10 vite më parë!
Pas debatit të zhurmshëm për postimin e një fotoje me litar që preku Antonelën, Elvisi i njohur si Loco vendosi të largohej përfundimisht nga “Për’puthen”. I pari që reagoi ashpër kundër veprimit të ish-konkurrentit ishte opinionisti i formatit, Arjan Konomi.
Për ndonjë person nga publiku që nuk e pritën mirë reagimin ndaj Elvisit, opinionisti Konomi vendosi të jepte këtë shpjegim përmes një videoje: “Në gjaknxehtësi e sipër, kur dëgjon një vajzë që të thërret Arian më ndihmo dhe një djalë që nuk po i kërkon falje, asnjë nuk e kupton nëse nuk ndodhesh vetë në atë situatë.
Ajo që mua më acaroi është se prisja që pas atij debati, ata të dy të ishin takuar, të ishin sqaruar dhe jo të ishtë përkeqësuar zënka akoma më shumë. Në një farë mënyre, unë aty jam si një prind që ka disa fëmijë. Këtë situatë ja kam shpjeguar edhe vetë Locos dhe nuk është një person për t’u bërë kurban, pavarësisht se mesazhet janë të forta dhe ne nuk duhet të lejojmë këto mesazhe të cilat mund të dëmtojnë atë çfarë jepet në televizion”. Por të shumtë ishin mbështetësit e Arjanit, e për më tepër femrat.
Mes tyre ka tërhequr vëmendjen statusi i aktores Ajsi Xhaxhaj, e cila e ka mbështetur publikisht Arjan Konomin. Në profilin e saj në Instagram Ajsi shkruan: “Arjan Konomi asnjë si une mund te te besoje ne reagimin per te mbrojtur nje femer qe i tregojne lakun e litarit. Dhe dua t’u pergjigjem gjithe atyre mendjeshkurterve qe e interpretojne si personale. As e njoh dhe as me njeh dhe as e kam takuar kurre Arjanin, por nuk mund te hesht per te mos thene historine time, kur para 10 viteve qe isha ende femije dhe denoncova nje abuzim.
Arjani ishte i vetmi person ne boten mediatike qe me mbeshteti. Fjalet e tij me dhane kurajo dhe jete mua dhe familjes sime ne ate moment te veshtire kur askush tjeter nuk na degjonte. Ti nuk e di Arjan se fjalet e tua me dhane shume force dhe une kurre nuk pata mundesine te te falenderoja per kete. Ndaj sot te besoj dhe te mbeshtes ne reagimet e tua, sepse askush si une te kupton sesa i vertete, i drejtperdrejte dhe real je ne reagimet e tua ne situata kaq te renda.
Mos hezito asnjehere dhe mos u ndiko nga askush per te shprehur zjarrin e mendimit dhe opinionit tend pavaresisht interpretimeve. Vendit tone i duhen njerez si ty Arjan Konomi! “. Kujtojmë që Ajsi Xhaxhaj, 10 vite më parë denoncoi se kishte rënë pre e abuzimit nga Leonard Bombaj, por që u përball me mosbesimim e opinionit publik.