Ajsi Xhaxhaj prekje e puthje me regjisorin, skena që s’duhet humbur
Ajsi Xhaxhaj ka befasuar miqtë me këtë foto, ku shfaqet duke shkëmbyer puthje në natyre me një djalë, që thotë se është regjisori Drilon Hoxha. Në fillim u duk se Ajsi po jepte kështu lajmin se ka krijuar lidhje por jo. Në krah të tyre duket kameramani, i cili është duke xhiruar skenën e puthjes në filmin ku dy artistët janë protagonistë. “Pjesë e shkëputur nga xhirimet e filmit me metrazh të gjatë “Dashuria s’mjafton”, shkruan Ajsi poshtë fotos. Ajo u paraprin keqkuptimeve që mund të keijohen për marrdhënien e tyre duke sqaruar se djalin që puth e ka thjesht mik në jetë dhe partner në film.