Ajsi Xhaxhaj hedh pas krahëve të shkuarën, i dashuri i propozon fejesë
Ajsi Xhaxhaj prej disa kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike duke u përfolur për jetën e saj private, duke përfshirë edhe konfliktin me ish-regjisorin e saj, Leonard Bombaj. Fillimisht u aludua se ishte në një lidhje dashurie me regjisorin e njohur Drilon Hoxha, nisur nga fakti që Ajsi postoi në Instagram një foto duke u puthur me të. Por më vonë aktorja sqaroi se kjo foto ishte shkëputur nga filmi më i fundit që ata po xhirojnë. Ndërkohë që mediat rozë zienin për lidhjen e hamendësuar mes saj dhe Drilonit, Ajsi postoi një foto në Instastory ku na prezantonte me të dashurin e saj të ri. Çifti shfaqej duke u puthur në Paris, ndërsa aktorja ja kishte mbuluar fytyrën partnerit të saj me një zemër duke na e lënë enigmë identitetin e tij. Dje Ajsi ka pasur ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë është surprizuar në mënyrën më të bukur të mundshme. Ajo ka marrë një dhuratë të veçantë nga partneri i saj, shkruan Icon Style. Një kuti në formë zemre me trëndafila të kuq dhe trëndafila të bardhë me inicialet e tyre. “Kur alfabeti përshtatet me ne të dy”, ka shkruar Ajsi referuar inicialeve A dhe B, ndërkohë që mediat kanë shkruar se aktorja ka marrë një propozimj fejese.