
Ajola flet për fustanet, pjeston me dhjetë shifrën e SPAK
Ashtu siç ka ndodhur deri më tani, për vilën në Qerret, korrupsionin apo intimidimin e dëshmitarëve, çifti Veliaj dhe SPAK nuk bien dakord për pothuasjes as një gjë. Mbi të gjitha debati po zhvillohet për shifrën që ka shokuar më shumë publikun atë të blerjeve marramendëse të ggruas së kryebashkiakut. Sot me anë të një statusi të gjatë, të parit që pas arrestimit të Veliajt Ajola Xoxe është prononcuar vetë.
“Totali i blerjeve të mija online që përfshijnë veshje, produkte kozmetike dhe parafarmaceutike, aksesorë, etj. (duke mos përfshirë libra, tarifa dixhitale, abonime), është për 10 vite: 75’025 Euro në total (1.1.2015 – 1.1.2025).
E kam të qartë që shumëkujt edhe kjo shifër mund t’i duket e madhe, por dua ta theksoj me këtë rast se unë nuk kam lidhje me imazhin e asaj kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu, sepse punoj si juriste dhe avokate prej 17 vjetësh, fillimisht në dy prej studiove më të mëdha të vendit, e më pas me studion time, me një numër të madh klientësh e bashkëpunëtorësh. Punoj edhe si kuratore apo drejtoreshë artistike e vizuale (dhe këtë gjithashtu do ta detajoj imtësisht shumë shpejt). Unë nuk njoh zbavitje tjetër përveç punës sime”.
Pra sikurse shihet, shifra që pretendon Ajola Xoxa, është dhjetfish më e vogël sesa ajo që pretendon SPAK. A e kanë fryrë atë prokurorët specialë? Kush ka lexuar 360 faqet e vendimit të gjykatës duket sikur ata i kanë të detajuara faturat e blerjedhe dhe tarifën doganore që është paguar për to. Ata kanë dokumentuar edhe kur bjerjet jaë bërë nga persona të tretë dhe me karta krediti të punonjësve të kompanive të znj Xoxa në mënyrë që mos figuronin në dokumentin e saj të deklarimit të pasurisë. Kjo ndoshta shpjegon dhe hendekun e madh të shifrave mes palëve, kur SPAK flet për më shumë se 800 mijë euro ndërsa vetë e e dyshuara pretendon se ajo nuk arrin as 80 mijë.
Znj Xoxa ka folur edhe për atë qe e ka konsideruar si procesin mediatik që po i bëhet duke shtuar: “Nuk kam as fustane apo të brendshme me vlera absurde, sikurse ndonjë gazetar/e ka thënë. Madje me këtë rast dua të them se ka qenë një përballje tejet e trishtueshme prej më shumë se nëntë orësh me prokurorin, ku kuptova se me jetën time ishte bërë një çorbë e madhe. Por s’ka krahasim me asgjë trishtimi i hidhur që të jep niveli i rrugës i disa portaleve e gazetare/ëve, që merren me fustanet apo nën fustanet e një gruaje, duke e fryrë dhjetëfish vlerën e tyre, për të diskredituar armikun si në kohën e komunizmit”.
Në fakt në pjesën me të madhe të rasteve mediat serioze kanë raportuar atë që gjendet në dosjen e SPAK, madje duke e balafaquar atë edhe me versionin që ka dhenë Veliaj apo Rama.
©Lapsi.al