“Ajo lojë ka tre luanë të vërtetë…”/ Bledi Mane shikon në finale këta banorë…
Sot i ftuar në emisionin “Big Brother Radio” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë ish-banori i shtëpisë së “BBV”, Bledi Mane. Ai ka treguar gjithçka rreth vendimit që mori ditën e djeshme për t’u larguar në këtë pikë të lojës. Përveç kësaj Bledi u ndal edhe tek një nga banorët e shtëpisë, konkretisht Luizi për të cilin u shpreh se:
Luizi kishte një veti që të vinte me shpatulla mbas murit dhe të grushtonte pa ndalesë edhe nëse arbitri i frynte bilbilit.
Pse e lejonin banorët këtë gjë?
Unë kam qenë një nga njerëzit që nuk kërkoja që të ndërhyja në këto debate sepse gjatë kohës që Luizi bullizonte dhe vajzat, si rasti i Teas, u lemerisa kur i përmendi format, gjoksin, vithet dhe asnjëra nga femrat aty nuk reagoi.
Ne të gjithë pamë planin A të Bledit mbrëmjen e djeshme, por a kishte gazetari një plan B për lojën e tij nëse do të qëndronte brenda?
Plani A ishte përçarja e bërthamës. Plani B ishte që unë do të tregohesha i pamëshirshëm me të katërt ata. Do ta filloja me Luizin, i cili pa Kiarën do të bëhej mjaft agresiv dhe jam i sigurtë që ndoshta degradimi do të shkonte edhe me kërcënime reale dhe thashë që kjo lojë kaq e bukur 60 ditë, më mirë po e lë lojën këtu. Thashë më mirë të largohem sesa të agravoj lojën.
Plani C a do të ishte një histori dashurie me Nitën?
Faktikisht njerëzit aty brenda votuan për dhëndër Beatin, dhe unë pranova me shumë kënaqësi. Mendova që Beati edhe më i ri në moshë edhe çun i qetë por e pashë që Nita nuk donte nga mënyra si shikonte.
Kush mendon Bledi se do të arrijë të fitojë “BBV”?
Ajo lojë ka tre luanë të vërtetë, Maestro, Luizi dhe Olta. Uroj me gjithë shpirt që të tre ti shoh në finale ndoshta do të kemi surpriza me ndonjë lojtar të ri. Ata të tre kanë energjinë dhe janë karaktere me gjithë mëkatet dhe meritat e tyre. Ata janë tempi i asaj shtëpie, i pafsha në finale, fituesin nuk e di.
Top Albania Radio