“Ajo është dashuria e jetës sime”- Krimineli i dërgon unazë martese në shtëpi, Kim Kardashian detyrohet të marrë urdhër mbrojtjeje
Kim Kardashian ka marrë urdhër mbrojtjeje të përkohshëm, pasi një burrë dyshohet se i dërgoi një unazë fejese në shtëpinë e saj.
Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga “E! News”, avokati i Kardashian, Shawn Holley, paraqiti një kërkesë për një urdhër ndalimi të mërkurën, pasi një person u përpoq në mënyrë të përsëritur t’i afrohej yllit të televizionit.
Në deklaratën e saj, Kardashian pretendon se burri filloi ta ndiqte atë më 24 shkurt, kur ai dyshohet se “gabimisht” hyri në ambientin ku ajo banon me katër fëmijët e saj.
Dokumentet tregojnë se ai u tërhoq nga një roje i sigurisë dhe u pyet se pse ishte atje. Në këtë moment ai i tha oficerit: “Unë jam këtu për të parë Kim, ajo është dashuria e jetës time”.
Tre muaj më vonë, të mërkurën, më 26 maj, personi dyshohet se u përpoq të hynte përsëri në komunitetin e mbyllur të Kardashian, duke pretenduar se ai ishte atje për ta marrë Kim për një darkë, por u ndalua nga sigurimi.
Kohët e fundit, në dokumentet e gjykatës thuhet se personi dyshohet se ka dërguar një paketë që përmbante një unazë martese dhe pilula kontraceptive në shtëpinë e Kardashian nën një
Më pas, Kim ka treguar se në postimet e tij në rrjete sociale, ky person shkruante se ishte në lidhje me yllin e televizionit dhe se madje ishte i martuar me të.
Ajo ka dëshmuar se nuk ka qenë kurrë në lidhje me të dhe se madje nuk e ka njohur e as e ka takuar ndonjëherë. Kim është shprehur e shqetësuar për këtë rast, pasi skuadra e saj e sigurisë ka zbuluar se personi në fjalë ka pasur të shkuar kriminale.