‘Ajo donte udhëtime dhe darka luksoze’/ Zbulohen arsyet e ndarjes së çiftit të njohur
Një ditë më parë u bë e ditur se Sofia Vergara dhe Joe Manganiello i kanë dhënë fund martesës pas 7 vitesh.
PageSix postoi një deklaratë nga çifti, ku thuhet: “Kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë ndërsa lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë.”
Një burim i afërt i tyre tha se kohët e fundit ata kishin filluar të distancoheshin nga njëri-tjetri. Sipas burimeve pranë gazetës britanike “Daily Mail” bukuroshja dhe aktori u larguan gradualisht nga njëri-tjetri për shkak të karaktereve të ndryshme.
Manganiello përshkruhet si një person argëtues, i cili kënaqet me aktivitete të tilla si të shkuarit në koncerte, të qëndrojë në shtëpi për të luajtur me video-lojëra dhe të shikojë filma. Nga ana tjetër Sofia Vergara i pëlqejnë më shumë udhëtimet luksoze dhe darkat.
Një person që i njeh të dy, shtoi për “Daily Mail” se Vergara mërzitet për çështje të parëndësishme, ndërsa Manganiello i lë gjërat të rrjedhin dhe është më i qetë.
Duket sikur Manganiello nuk ndihej rehat me stilin e jetës së Vergara-s dhe ishte shumë i shqetësuar për marrëdhënien që ajo kishte me alkoolin.